Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet e Ligue 1 kritikohen për paraqitje në Evropë

Elita e futbollit të Francës do të vazhdojë në vikend me xhiron e 27-të, mes kritikave të shumta për paraqitjet e skuadrave franceze në kupat evropiane.

Paris Saint-Germaini u bë skuadra e fundit që dështoi në Ligën e Kampionëve dhe janë ngritur dyshime mbi projektin e pronarëve nga Katari për skuadrën e kryeqytetit francez.

Skuadrat franceze po vazhdojnë të kenë rezultate dëshpëruese në Evropë.

Fundi i sezonit është tre muaj larg, por asnjë prej skuadrave franceze nuk është në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.

Para se PSG-ja të eliminohej nga Bayern Munichu në mesajvë, Marseille përfundoi i fundit në fazën grupore të “Championsit”, ndërsa Monaco u eliminua në fazën e tretë kualifikuese.

Klubi i principatës më pas u eliminua në fazën e plejofit të Ligës së Evropës, bashkë me Nantesin dhe Rennesin.

Skuadra e vetme franceze e mbetur në Evropë është Nice, që po garon në rangun e tretë të futbollit evropian, në Ligën e Konferencës.

Duke e përjashtuar Rusinë, Franca e ka popullsinë e tretë më të madhe te ndonjë anëtare e UEFA-s, ndërsa Përfaqësuesja e Francës ka kaluar nëpër një periudhe të suksesshme.

Por, klubet franceze kanë fituar vetëm dy trofe evropianë. Marseille triumfoi në Ligën e Kampionëve në vitin 1993, ndërsa PSG-ja e fitoi Kupën e Kupave në vitin 1996.

Në Ligue 1, PSG-ja ka 63 pikë, tetë më shumë se Marseille i vendit të dytë që ka 55 pikë.

Po shkon sigurt drejt titullit të nëntë në njëmbëdhjetë edicionet e fundit.

Tjetër fitore e parisienëve pritet të shtunën nga ora 21:00, kur PSG-ja luan në udhëtim te Bresti.

Ndërkohë Marseille e mbyll xhiron e 27-të të dielën, me ndeshjen në shtëpi kundër Strasbourgut, që nis në orën 20:45.

Artikuj të ngjashëm