Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ejupi mund të përfundojë në Greqi

Albert Ejupi në dimrin e kaluar ishte i gatshëm të largohej nga Varbergsi. Një gjë e tillë nuk u bë e mundur dhe mesfushori vendosi të vazhdojë në “Allsvenskan” e Suedisë edhe në vitin 2021.

Tani Ejupi është pa kontratë dhe ende është i interesuar të largohet nga skuadra. Sipas “Kristianstadsbladet”, 29-vjeçari ka pranuar ofertë zyrtare nga një klub i elitës së futbollit të Greqisë. Emri i klubit nuk është bërë i ditur.

“Nuk komentoj për klube. Ende nuk e kam vendosur të ardhmen time dhe nuk dua të flas për këtë çështje”, ka thënë mesfushori defensiv.