Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ejupi largohet nga Helsingorgu pas vetëm tre muajsh qëndrim

Nuk ka zgjatur më shumë se tre muaj qëndrimi i Albert Ejupit te Helsingborgu. Sajti suedez “Helsingborgs Dagblad” raporton se mesfushori 29-vjeçar do ta vazhdojë karrierën në Austri.

Ejupi sezonin aktual në “Allsvenskan” luajti dhjetë ndeshje. Te klubi suedez nuk kanë komentuar largimin e tij.

Ejupi edhe më herët ka qenë i interesuar që karrierën ta zhvillojë jashtë Suedisë. Në Suedi ka luajtur edhe për Kristianstadin.