Albert Ejupi është futbollist 29-vjeçar i Helsinborgut në elitën e futbollit të Suedisë dhe luan në pozitën e mesfushorit qendror.
Në një intervistë të gjatë dhënë për “fotbollskanalen”, shtatlarti nuk e ka fshehur dëshirën për ta veshur fanellën e “Dardanëve” një ditë.
“Nuk kam pasur kontakt, por të luajë me Kosovën do të ishte ëndrra më e madhe absolutisht. Shpresoj që një ditë do të shfaqem atje. Besoj se jam duke bërë mirë këtu dhe ndoshta do ta kem rastin një ditë”, ka thënë Ejupi, i cili e ka shënuar një gol në 49 ndeshje në “Allsvenskan” të Suedisë.
Artikuj të ngjashëm