Eliot Bujupi ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën.
Kështu ka shkruar Federata e Futbollit e Kosovës, që e ka vlerësuar 16-vjeçarin si një prej sulmuesve më perspektivë në Bundesligën e të rinjve.
“Talenti i spikatur i skuadrës gjermane, VfB Stuttgart, Elion Bujupi, është anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës. Ai ka qenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë U17, ku është paraqitur në 10 ndeshje. Elioti më 3 korrik feston ditëlindjen e 17-të, derisa vlerësohet si njëri nga sulmuesit më perspektivë në Bundesligën e të rinjve”, shkruan FFK-ja të shtunën.
Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, i ka uruar suksese Bujupit, dhe ka thënë se ardhja e tij është rezultat i kontakteve dhe vlerësimit të performancave të tij nga koordinatori, Isa Sadriu.