Futbollistët e Chelseat kanë zhvilluar stërvitjen e radhës pa trajnerin Frank Lampard.
Ekipin londinez e ka udhëhequr trajneri i grupmoshave të reja Joe Edwards.
Madje sipas mediave në Ishull, Edwards do të jetë në krye të ekipit edhe në ndeshjen ndaj Wolverhamptonit në Premier League.
Drejteusit e klubit të Chelseat, janë në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar Lampardin.
Të martën mediat angleze kanë bërë të ditur se londinezët janë në bisedime me trajnerin gjerman Thomas Tuchel.
Tuchel së fundmi është larguar nga Paris Saint-Germaini.