Zinedine Zidane kurrë nuk e ka fshehur faktin se trajneri i parë që i ka bërë përshtypje ishte Marcello Lippi, trajneri i tij te Juventusi nga viti 1996 deri në vitin 1999.
Në atë që ishte lëvizja e parë e madhe e Zidanet si lojtar, francezi ishte në gjendje të mësonte futbollin italian nga Lippi, jo vetëm aspektin fizik, por edhe atë taktik, shkruan gazeta “Marca”, transmeton Koha.net.
Juventusi i Lippit ishte një makineri defensive, ndonëse me ardhjen e Zidanet dhe Alessandro Del Pieros, Juventusi u bë i frikshëm edhe në sulm.
Në Itali, Zidane mësoi të vlerësojë balancën, një fjalë që ka qenë prezentë në shumë nga konferencat e tij këtë stinor.
Pa Cristiano Ronaldon, francezi nuk ka lukset e caktuara që i kishte më herët.
Në stinorin 2016/17, që ishte më i miri në historinë moderne të Realit me pesë trofe të fituar nga gjashtë të mundshëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, Reali pranoi mesatarisht 1.2 gola për ndeshje. Mirëpo, e kompensoi duke shënuar gati tre gola për ndeshje.
Ato kohë kanë mbaruar. Cristiano Ronaldo u transferua te Juventusi në verën e vitit 2018, në të cilën verë u largua edhe Zidane nga Reali.
Pasardhësit e Zidanet, Julen Lopetegui e Santiago Solari nuk arritën të gjenin zëvendësim në sulm për Ronaldon, golashënuesin më të mirë në histori të Realit.
Këtë nuk e arriti edhe Zidane, kur u kthye në mars të vitit 2019, për të shpëtuar stinorin.
Këtë edicion, Zidane po aplikon balancën për të cilin flet aq shumë.
Legjenda Zidane do ta udhëheqë Francën drejt sukseseve të reja
Real Madridi po pranon 0.8 gola për ndeshje, një përmirësim i dukshëm nga tre edicione më parë, por është e saktë se sulmi po realizon më pak gola. Mesatarisht po shënon 2.1 gola për ndeshje.
Real Madridi ka realizuar 80 gola këtë stinor, që është dukshëm larg nga koha e Cristianos.
Zidane, po dëshmon se edukimi i tij në futboll italian, e ka ndihmuar që të kthejë Real Madridin në një forcë, ndonëse pa një ylli siç është Ronaldo.