Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Tmushiqi largohet nga Ylli

Një ditë pas largimit të Erjon Kastratit nga Golden Eagle Ylli, edhe një basketbollist tjetër ka konfirmuar se nuk do të jetë pjesë e ekipit nga Suhareka për sezonin e ri.

Mikaile Tmushiq të premten nëpërmjet një postimi, ka konfirmuar largimin nga kampioni i Kosovës.

Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit dhe tifogrupin “Xhebrailat” për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sa ishte pjesë e ekipit. Tmushiq e ndihmoi Yllin sezonin e shkuar ta fitojë titullin e kampionit dhe u zgjodh MVP i serinë finale të plejofit.

“Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët e duhura për të falënderuar drejtuesit e klubit, shokët dhe trajnerët e mi më të mirë për sezonin më të bukur që kam pasur në karrierën time. Dua t'ju falënderoj për të gjitha momentet e bukura që kaluam së bashku gjatë gjithë sezonit për të gjitha të këqijat, sepse pa to nuk do të arrinim gjithçka që kemi arritur këtë sezon. Falënderoj ‘Xhebrailat’ për mbështetjen e dashur gjate gjithë sezonit sepse pa ta asgjëe nuk do kishte aq kuptim sa qyteti i Suharekës ku u ndjeva si ne shtëpinë time. Faleminderit edhe një herë”, ka shkruar Tmushiq.

Artikuj të ngjashëm