Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Shabani në Holandë, huazohet te VVV-Venlo

Mesfushori kosovar, Meritan Shabani ka vendosur të marr përvojë në Eredivisie të Holandës. Shabani të hënën është huazuar nga Wolverhamptoni te skuadra e elitës holandeze, VVV-Venlo.

21-vjeçari do të luaj te Venlo deri në fund të edicionit aktual. Por huazimi mund të vazhdohet.

Shabani është i lindur në Muenchen të Gjermanisë, ndërsa është zhvilluar te Bayerni. Ai kishte debutuar në Bundesligë, por nuk gjeti vend të rregullt në ekipin e parë të Bayernit. Në vitin 2019 kaloi te Wolverhamptoni, por pësoi lëndim të rëndë dhe mbeti gjatë jashtë fushës. Nuk ka luajtur ende për ekipin e parë të Wolverhamptonit.

“Kur VVV-Venlo trokiti në derën time dhe la të kuptohet se ka dëshirë që të më ketë, unë isha i nderuar. Në VVV e shoh mundësinë për të luajtur në nivelin më të lartë dhe të tregoj se sa kam potencial”, ka thënë Shabani.

“Me Meritanin ne kemi një lojtar kreativ, dinamik dhe një mesfushor me teknikë të zhvilluar. Ai ka ndjekur shkollën më të mirë në Gjermani te Bayerni. Me atë përvojë, ky mesfushor ende i ri, është përforcim i vlefshëm për ekipin tonë”, ka thënë Stanl Valckx, drejtor teknik i Venlos.

Edhe Ish-talenti i Bayernit kalon në Superligën e Zvicrës Sport Ish-talenti i Bayernit kalon në Superligën e Zvicrës

VVV-Venlo është e 14-ta në Eredivisie me 22 pikë. Do të luftoj për ekzistencë në elitën holandeze.

Më herët të hënën në kampionatin holandez u huazua Aro Muriq, portieri i parë i Kosovës. Ai kaloi huazim nga Manchester City te Willem II, që është edhe më poshtë në tabelë, në vendin e 16-të.