Përfundon pa fitues përballja në mes të Getafes dhe Athetlic Bilbaos. Kjo ndeshje e luajtur të martën mbrëma përfundoi me rezultat të barabartë, 2:2. Bilbao ishte dy herë në epërsi. Epërsinë e parë e pati në minutën e 2-të.
Golin e shënoi Inaki Williams, ndërsa barazoi në 1:1, Carles Alena. Raul Garcia në minutën e 62-të shënoi golin e epërsisë së dytë për Bilbaon, kurse në minutën e 76-të Munir realizoi golin e dytë për Getafen. Ndeshja u mbyll 2:2.
Getafe në 10 ndeshje ka nëntë pikë, kurse Athletic Bilbao 18 pikë.