Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ndalet në barazim

Getafe e ka ndalur në barazim skuadrën e Barcelonës. Të dielën pasdite, Getafe e Barcelona luajtën pa gola.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 29-të të La Ligas spanjolle. Barcelona ka dominuar në posedim, ndërsa i ka krijuar 15 raste për gol. Megjithatë nuk ka konkretizuar dhe mori vetëm një pikë.

Barça tani udhëheq me 73 pikë, njëmbëdhjetë më shumë se Real Madridi. Pika më e vlefshme ishte për Getafen që renditet e 15-ta me 31 pikë. Getafe mori pikë të rëndësishme në garën për mbetje në elitën spanjolle.

Artikuj të ngjashëm