Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Getafe merr një pikë ndaj Barcelonës

barcelona, sport, futboll, la liga, getafe

Barcelona nuk ka arritur më shumë se një barazim të dielën në udhëtim te Getafe, 0:0.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 37-të në La Liga, e zhvilluar të dielën.

Ndeshja u dominua nga vendasit që kishin më shumë mundësi shënimi por nuk arritën të gjenin golin.

Getafe kishte nëntë raste shënimi, derisa Barça pesë. Por nuk u realizua asnjë gol.

Me këtë barazim Barça mban pozitën e dytë me 73 pikë.

Getafe renditet në vendin e 14-të me 39 sosh.

Ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të kampionatit.

Artikuj të ngjashëm