Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një mirënjohje për Asllanin para gjysmëfinales së Botërorit

Kosovare Asllani pritet të udhëheqë të mërkurën (nesër, 21:00), përfaqësuesen e Suedisë në futboll, në gjysmëfinale të Botërorit ndaj Holandës.

Ndeshja do të luhet në Lyon, transmeton “Koha Ditore”.

Asllani ka shkëlqyer në Botërorin që po mbahet në Francë, ndërsa kjo ka bërë që BBC-ja ta përfshijë në ekipin më të mirë të pjesës së deritashme të turneut, pa llogaritur këtu gjysmëfinalet dhe finalen.

Ekipin më të mirë e kanë formuar ekspertë të BBC-së, ndërsa Asllani është përfshirë në mesfushë.