Ka shumë vjet që Liga Ballkanike ka qenë shumë e dyshuar për kurdisje të ndeshjeve. Kjo ishte njëra prej arsyeve që FBK-ja shumë vjet më parë është distancuar në një mënyrë nga kjo ligë. Por skuadrat kosovare kanë vazhduar të jenë pjesë e saj e po ashtu gjyqtarët.
Gjyqtari Daut Mehmeti është dënuar përjetë nga FIBA për kurdisje. “Basketnews.com” ka evidentuar shumë ndeshje të Maccabi Haifa në Ligën Ballkanike, të cilat Mehmeti i ka drejtuar. Bëhet fjalë për edicionin garues 2021/2022.
Gjatë atij edicioni të Ligës Ballkanike, Mehmeti në dy ndeshje ishte i deleguar së bashku me Elldin Uglarin, gjyqtarin tjetër të vlerësuar të basketbollit kosovar. Emri i Uglarit nuk është përfshirë në dyshime deri më tani.
-
FIBA përjashton përjetësisht gjyqtarin kosovar për trukime, dyshohet edhe për një tjetër
-
Në futboll ende pa të arrestuar për kurdisje, por hetime ka
-
Të kurdisura edhe ndeshjet e skuadrave kosovare
-
Dosja e Mehmetit në Prokurori, e dyshimtë edhe një ndeshje e Prishtinës
-
Fetahu për KOHËN: Provat për kurdisje të ndeshjeve të pakontestueshme nga FIBA