Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe një finale tjetër, Federer – Nadal

Roger Federer ka fituar ndeshjen dramatike ndaj Nick Kyrgios për t’u kualifikuar në finale të Miami Open, shkruan BBC.

35 vjeçari shënoi fitore të vështirë me rezultat 7-6 (11-9) 6-7 (9-11) 7-6 (7-5), për të shënuar rekordin e tij më 2017 me 18 fitore dhe një humbje, transmeton Koha.net.

Dhe në finale ai do të përballet me rivalin e tij të kamotshëm Rafael Nadal, që është përballja e tyre e 37-të.

Kjo është finalja e tyre e dytë për këtë vit, pasi në janar Federer kishte mposhtur spanjollin në finalen e Australian Open.

Ndal dje kishte mposhtur italian Fabio Fogninin me rezultat 6-1 7-5 për t’u kualifikuar në finale të Miami Open që zhvillohet të dielën.

Federer e ka fituar dy herë këtë turne, më 2005 dhe 2006, kurse Nadal nuk ka triumfuar asnjëherë përkundër që katër herë ishte në finale, më 2005, 2008, 2011, dhe 2014.

Artikuj të ngjashëm