Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Gravenberch do t’i bashkohet Bayernit

Bayern Munichu vazhdon ta përforcojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Pas Noussair Mazraouit, edhe bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Ryan Gravenberch, do t’i bashkohet skuadrës së madhe gjermane.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar lojtari tjetër i skuadrës holandeze, Kenneth Taylor.

“Për fat të keq, ai do të largohet, por e meriton”, ka thënë Taylor për “Ajax-TV” pas fitores 5:0 kundër Heerenveenit, kur Ajaxi e fitoi titullin e 36-të të mërkurën mbrëma.

“Të dëshirojmë fatin më të mirë në Bayern”, ka thënë duke qeshur Taylor.

Qendërmbrojtësi 19-vjeçar ka luajtur në 42 ndeshje për Ajaxin këtë edicion, ka shënuar tre gola dhe ka gjashtë asistime.