Sport

Edhe Ferizaj pëson me rezultat të ngushtë

Të shtunën mbrëma ndeshje evropiane kanë luajtur edhe hendbollistet e Ferizajt. Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, skuadra nga ky qytet humbi 26:24 nga Maccabi Arazim Ramat gan e Izralit.

Pesë minuta para fundit Ferizaj ishte duke udhëhequr 24:22. Por vendime të pamenduara mira, i kushtuan Ferizajt me humbje në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Kupës Evropiane.

Ndeshja e dytë është të dielën nga ora 19:00 në Ferizaj.

Portierja Kaba Teninke shkëlqeu te Ferizaj me plot 17 pritje. Gjashtë gola nga dhjetë tentime i kishte brazilianja Amanda Lemos. Ndërkohë pesë gola nga tetë tentime i realizoi Amanda Stein.