Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe dy shqiptarë te Schaffhauseni

Sulmuesi Mark Marleku karrierën e vazhdon te Schaffhauseni. Kjo skuadër garon në kategorinë e dytë të Zvicrës. 23-vjeçari Marleku ka firmosur për një vit me Schaffhausenin.

Ai është zhvilluar te Luzerni, ndërsa i kishte tetë paraqitje në Superligën e Zvicrës.

Së fundi ishte i huazuar te Kriensi, ku shënoi 13 gola në 68 paraqitje. Marleku ishte pjesë e Kosovës U21. Po të martën, Schaffhauseni ka prezantuar edhe Ardi Morinën. Ai është transferuar nga ekipi U21 i Zuerichut. 20-vjeçari është mbrojtës, ndërsa i ka luajtur 77 ndeshje në kategorinë e tretë të Zvicrës.

Ka luajtur për të rinjtë e Shqipërisë dhe Kosovës. Te Schaffhauseni ka edhe shumë shqiptarë të tjerë.

Artikuj të ngjashëm