Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Atletico pas Azpilicuetas

Pas Barcelonës, edhe Atletico Madridi është futur në garë për mbrojtësin e krahut të djathtë, Cesar Azpilicuetan e skuadrës së Chelseat.

Bëhet e ditur se Atletico po synon transferimin e Azpilicuetas gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi spanjollin po e sheh si zëvendësim ideal për Kieran Trippierin që do të kthehet në Angli. Azpilicueta ka kontratë me Chelsean deri në fund të këtij sezoni dhe ka refuzuar rinovimin e kontratës, gjë që Atletico po tenton ta shfrytëzojë.

Kampioni në fuqi i La Ligas, është i gatshëm të paguajë rreth pesë milionë euro. Më herët interesim për 32-vjeçarin ka treguar edhe Barcelona, por ekipi nga “Camp Nou” donte ta transferonte Azpilicuetan në fund të këtij sezoni si lojtar të lirë.