Pos tifozëve të Kosovës, edhe ata të Anglisë janë shprehur të revoltuar me dështimin e uebfaqes “tiks.app” për shitjen e biletave të ndeshjes Kosovë – Angli, e vlefshme për eliminatoret për “Euro 2020”.
Edhe pse tifozët mysafirë kanë tribunën e caktuar dhe biletat shiten nga Federata Angleze, ka tifozë anglezë që kanë dashur të zënë vend në mesin e tifozëve të tjerë në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e së dielës.
“Kjo platforma e Kosovës për bileta është shaka, kam aplikuar për dy bileta në tribunën vendase. S’kam ide nëse i kam blerë biletat, apo kam paguar 20 euro për të rifreskuar këtë faqe qe një orë. Mrekulli...”, ka shkruar një nga ta.
Disa prej tyre kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar nervozizmin lidhur me këtë dështim.
Edhe pse ishte paraparë që nisja e biletave të niste në orën 16:00, uebfaqja e caktuar për këtë punë ka rënë menjëherë nga sistemi dhe nuk ka qenë e qasshme.


-
Ueb faqja për shitjen e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli ende jashtë funksionit
-
Bie faqja për blerjen e biletave për ndeshjen Kosovë - Angli
-
Shumë lëvdata nga anglezët për mikpritjen, megjithatë, shumë tifozë mbesin jashtë stadiumit
-
Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër
-
Të lodhur nga blerja online e biletave, tifozët kërkojnë të kthehet sistemi i vjetër