Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe 180 minuta për Bunjakin në krye të Kosovës

Pjesë e futbollit kosovar prej vitit 2002 dhe në postin e përzgjedhësit prej vitit 2009, Albert Bunjaki nis të shtunën (sot) muajin e fundit në krye të përfaqësueses së Kosovës në futboll, shkruan sot Koha Ditore.

Për herë të fundit në postin e Kosovës, Bunjaki do të jetë në Reykjavikun e largët, në ndeshjen e fundit eliminatore për botërorin "Rusia 2018", Islandë - Kosovë, që luhet më 9 tetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Bunjaki javën e kaluar kishte bërë të ditur se do të largohej nga posti i përzgjedhësit në përfundim të këtij cikli eliminator. Kjo u konfirmua të premten në një konferencë për shtyp, që në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës e mbajtën i pari i futbollit kosovar Fadil Vokrri dhe përzgjedhësi Bunjaki.

Në konferencën ku kishte shumë falënderime të ndërsjella, Vokrri e Bunjaki kanë lënë të hapur derën për bashkëpunim në të ardhmen.

Janë humbjet rresht të Kosovës që kanë bërë që Bunjaki të largohet pas një muaji, ndonëse ai për një kohë të gjatë ka thënë se fokusin e ka të bëjë gati ekipin për eliminatoret e "Euro 2020", duke lënë të kuptohet se planifikon të qëndrojë gjatë te Kosova.

Kosova është në seri prej shtatë humbjeve, ndërsa pikën e vetme e ka marrë më 5 shtator të vitit të kaluar, në Turku ndaj Finlandës (1:1). Së fundi pësoi pikërisht nga Finlanda (1:0) në Shkodër të martën, ndërsa deri në fund të ciklit aktual luan edhe me Ukrainën më 6 tetor dhe me Islandën më 9 tetor. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.