Sport

Eberl largohet nga Gladbachu pas 23 vjetësh

Max Eberl largohet nga Borussia Moenchengladbachu pas 23 vjetësh në këtë klub.

Ky ishte mesazhi të cilin ai e dha të premten në konferencën për shtyp, derisa është përlotur.

“Nuk e kam më energjinë të vazhdoj në këtë rol ashtu siç e meriton klubi”, ka thënë Eberl që ishte drejtor sportiv i skuadrës së Bundesligës së Gjermanisë.

48-vjeçari shkoi te Borussia Moenchengladbachu si lojtar në vitin 1999. Ishte i pari i akademisë së klubit prej vitit 2005-2008 dhe më pas drejtor sportiv nga viti 2008 deri në vitin 2022.

Ai largohet nga posti i drejtorit sportiv për shkak të problemeve shëndetësore.

Eberl në fund ka nënvizuar se nuk do të kërkojë punë në një klub tjetër. Në fakt, ai largohet krejtësisht nga futbolli për një periudhë të pacaktuar.