Ishte fillimi i pjesës së dytë të edicionit 2003/04 në Superligën e basketbollit në Kosovë, që atëbotë njihej si Liga Profesioniste e Basketbollit të Kosovës (LPBK) dhe funksiononte ndaras nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).
Skuadrat ishin të pasura, liga ishte plot yj nga rajoni dhe më gjerë, ndërsa Peja, që atëbotë njihej me emrin e sponsorit Dukagjini, i shtoi edhe më shumë shkëlqim garës.
Solli ish-lojtarin e NBA-së, Acie Earl. Ajo ishte kandidate për titull, por pas këtij përforcimi gjërat ishin edhe më të qarta, me gjithë investimet që bënin skuadrat.
Earl erdhi në Pejë pas një gjysmësezoni jo fort të suksesshëm te Buduqnosti i Podgoricës dhe pas një përvoje 4-vjeçare në skuadrat e NBA-së dhe një karriere të bujshme në shumë skuadra evropiane e botërore./T.Sopi
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)