Menaxheri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka insistuar se e ardhmja e tij në klub nuk varet nga suksesi në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Reali është në garë vetëm për trofeun evropian, por francezi ka pohuar se do të mbetet në klub përkundër suksesit në Ligën e Kampionëve.
“Sot jam trajner dhe do të vazhdoj me këtë klub. Por nuk është me rëndësi kjo. E rëndësishme është që të gjithë të mendojnë për ndeshjen [kundër Bayern Munichut]”.