Sergio Ramos dëshiron të mbetet te Paris Saint-Germaini. Mbrojtësi spanjoll është i gatshëm ta respektojë kontratën me parisienët që i skadon në vitin 2023.
Por drejtuesit e klubit francez mësohet se duan ta ndërpresin bashkëpunimin me Ramosin.
Thuhet se te PSG-ja nuk janë të kënaqur me gjendjen fizike të spanjollit, i cili ka pasur lëndime të shumta prejse iu bashkua ekipit verën e shkuar.
Klubi francez do të presë oferta për ta shitur Ramosin në fund të sezonit.
36-vjeçari ka luajtur vetëm 256 minuta këtë edicion me PSG-në.