Mesfushori i Interit, Christian Eriksen do të ketë një ekzaminim mjekësor te një kardiolog danez në muajin e ardhshëm, për të parë gjendjen e tij dhe mundësinë për t’i filluar stërvitjet me ekipin, shkruan “La Gazzeta dello Sport”.
Aktualisht Erikseni është në Milano me familjen e tij dhe është në pritje që të marr dritën e gjelbër për të nisur përgatitjet.
Bëhet e ditur se mjekët danezë janë në kontakt të vazhdueshëm me stafin mjekësorë të Interit dhe takimi muajin e ardhshëm mund të jetë vendimtar për të mësuar kur Eriksen do të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjen. Raportohet se Erikseni mund të jetë në gjendje të rifillojë stërvitjet individuale me biçikletë dhe mund të luajë futboll në hapësirë pranë shtëpisë së tij.
Sipas mjekëve, Erikseni kishte pësuar arrest kardiak në duel ndaj Finlandës në “Euro 2020”. Fal intervenimit të shpejt të bashkëlojtarëve dhe stafit mjekësor, ai i kishte shpëtuar më të keqes. Erkisenit më pas i është vendosur një defibrilator.