Qendërmbrojtësi i Bayernit, Jerome Boateng akoma e ka të paqartë të ardhmen e tij.
Trajneri i bavarezëve Karl-Heinz Rummenigge ka thënë se ardhmja e tij akoma nuk është përcaktuar, duke ditur interesimin e “Djajve të Kuq” për të.
“Do të shohim njëherë ofertat, pastaj shohim”, deklaroi ai.
Futbollisti gjerman ka bërë vetëm 20 paraqitje sezonin e kaluar, transmeton kp.
Bayern është duke u munduar të transferojë disa qendërmbrojtës të tjerë pasi edhe Mats Hummels është rikthyer në Dortmund këtë verë.