Ish-mesfushori i Juventusit, Michael Laudrup është kundër krahasimit të Paulo Dybalas me yllin e Barcelonës, Leo Messi.
Dybala është krahasuar me Messin shumë herë, por Laudrup thotë se është jo fer që dikush të krahasohet me njërin prej lojtarëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai është i talentuar, mendoj se problemi është se ai është argjentinas. Ai (Dybala) është një tjetër lojtar që njerëzve ju pëlqen të thotë ‘ai mund të jetë Messi i ardhshëm’. Jo, nuk ka Messi tjetër, për të parë një Messi tjetër duhet të presim, megjithatë nuk mendoj se do ta shohë një Messi tjetër në jetën time”, është shprehur Laudrup për BeIN Sports.
Laudrup më tutje ka shtuar se, “lojtar të tillë nuk sheh çdo 10 apo 15 vjet, por ky është standardi që përdoret. Dybala është nga Argjentina, majtak, nuk është i gjatë, mënyra si lëviz. Por, nuk mendoj se krahasimi me Messin i takon atij, sepse ai nuk është Messi. Ai është një lojtar shumë i talentuar, por nuk është Messi”.