Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Balotelli: Mos e krahasoni më Messin me Ronaldon

Foto: Reuters

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ka thënë se më njerëzit s’duhet të krahasojnë yllin e Barcelonës Lionel Messi me rivalin e tij te Juventusi, Cristiano Ronaldo.

Debati se cili është më i miri në futboll mes Messit e Ronaldos është qe më shumë se një dekadë, ndërsa sipas Balotellit, gjithçka është vendosur sonte kur Lionel Messi realizoi dy gola ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“Fenomeni Messi. Për hir të futbollit mos e krahasoni më me 7-shen e Juventusit”, ka shkruar ai në Instagram pas supergolit të Messit nga gjuajtja e lirë.

Image
Artikuj të ngjashëm