Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ronaldinho: Messi është më i miri i kohës së tij, por nuk mund të them se është i të gjitha kohërave

Ish ylli i Barcelonës, Ronaldinho, nuk dëshiron që ta krahasojë argjentinasin me Pelen e Maradonën.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi mund të cilësohet vetëm si lojtari më i mirë i gjeneratës së tij, thotë Ronaldinho.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

39 vjeçari, Ronaldinho ka qenë bashklojtar me Messin në Barcelona.

Messi në atë kohë ishte në fillime të ‘kohës së artë’ të tij, e tani është lojtari i vetëm në botë që ka fituar gjashtë herë Topin e Artë.

Por, Ronaldinho edhe pse thotë se ai është lojtari më i mirë i tanishëm, nuk e vë atë para lojtarëve si Pele e Diago Maradona.

“Unë nuk mund të them se Messi është lojtari më i mirë ndonjëherë, por ai është më i miri i kohës së tij”, ka thënë Ronaldinho.