Paulo Dybala nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.
Sipas mediave italiane, Juventusi ende nuk ia ka ofruar kontratën e re argjentinasit.
Dybala ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2022, por negociatat rreth vazhdimit të kontratës kanë ngecur.
Sidoqoftë, krerët e skuadrës nga Torino po planifikojnë të ulen për një takim me Dybalan dhe menaxherin e tij për të diskutuar rreth kontratës së re.
Dybala thuhet se ka kërkuar pagë mbi 10 milionë euro në sezon për të mbetur te Juventusi.
26-vjeçari këtë sezon nuk ka asnjë paraqitje me Juventusin shkaku i një lëndimi të pësuar.