Ylli i Juventusit Paulo Dybala ka ftuar heroin Rami Shehata që të shikojë një ndeshje të kampionit të Italisë, pak ditë pasi 13-vjeçari shpëtoi një autobus të shkollës.
Një autobus ishte rrëmbyer nga shoferi me synimin që ta digjte dhe kishte mbledhur të gjithë telefonat e të pranishmëve në autobus, por egjiptiani Rami kishte fshehur telefonin e tij dhe kishte thirrur duke kërkuar ndihmë. Të gjithë fëmijët ishin shpëtuar nga autoritetet dhe shoferi ishte arrestuar.
Gjatë intervistave Rami ishte shfaqur me një fanellë të Dybalas, gjë që nuk ka ikur prej syve të yllit argjentinas.
“Tung Rami, jam Paulo Dybala dhe dua të them që kam dëgjuar çfarë ke bërë. Je një hero i vërtetë. Kam dëgjuar që ke fanellën time dhe do të doja të bisedoja me ty. Po të ftoj në stadium të shohësh një ndeshje, kurdo që mundesh. Shpresoj shumë të të takoj. Je një djalë i mrekullueshëm, të përqafoj fort”, ka thënë ai në një incizim të publikuar.
Rami ka qenë në qendër të medieve javën e fundit pasi është thënë se për shkak të veprimeve do të marrë nënshtetësinë italiane.
-
Ronaldo i kërkon shoferit të ndal autobusin për ta takuar fansin e vogël
-
Shpëtoi 50 shokët e mësuesit nga atentati terrorist, Salvini i jep nënshtetësinë 13-vjeçarit
-
Chelsea insiston për Dybalan
-
Mourinho, Lukaku dhe Dybala do të kenë pritje të ndryshme në vizitën e Romës te Juventusi
-
Dybala, i gatshëm ndaj Juventusit