Ministri italian Matteo Salvini i është përgjigjur pozitivisht kërkesës publike të prindërve të Ramyt, 13 vjeçarit maroken që me gjestin e tij të një dite më parë mundi të shpëtoj nga atentati terrorist 50 shokët e tij të klasës së bashku me mësuesit.
“Ministria e Brendshme Italiane është e gatshme të pranoj e të marr në ngarkim shpenzimet për dhënien e nënshtetësisë italiane për Ramy, 13 vjeç, që arriti të jap alarmin në autobusin e sekuestruar një ditë më parë në provincën e Milanos”, informon Ministria e Brendshme Italiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMinistria merr përsipër të përshpejtoj në maksimum procedurën e marrjes së nënshtetësisë italiane për Ramy-n dhe kërkoi heqjen e nënshtetësisë italiane për 47 vjeçarin me origjinë senegaleze, i cili rrëbeu autobusin me 51 nxënës e fëmijë duke tentuar djegien e tyre.