Gjashtë adoleshentë janë dënuar lidhur me ngjarjet që çuan në vrasjen e mësuesit të tyre, Samuel Patyt më 2020, një rast që terrorizoi Francën.
Një 13-vjeçare u dënua për akuza të rreme. Pesë të tjerë u shpallën fajtorë për konspiracion kriminal me qëllimin për të shkaktuar dhunë.
Paty, mësues historie, u ther e më pas iu pre koka afër shkollës në Paris nga Abdoullakh Anzorov, një radikal 18-vjeçar që shkoi në Francë kur ishte 6 vjeç me prindërit e tij çeçenë, shkroi Guardian.
Anzorov, që u vra më pas nga policia, e vrau Patyn pasi u shpërndanë mesazhe se mësuesi u kishte treguar nxënësve të tij portrete të profetit Muhamed, nga revista satirike Charlie Hebdo.
Vajza u dënua me 18 muaj burgim me kusht për akuzat e rreme që bëri.
Pesë të tjerët e ndihmuan Anzorovin kur ai i pyeti cili ishte mësuesi. Dënimet e tyre mund të jepen me kusht apo në arrest shtëpiak.
-
Mësuesja theret me thikë nga nxënësi në Francë
-
Kërcënohet me jetë drejtori i shkollës në Paris pasi i kërkoi nxënëses ta hiqte shaminë
-
Adoleshentët e rekrutuar për të kryer vrasje anembanë Evropës
-
Adoleshentët ukrainas po kryejnë akte tradhtie. Si duhet të gjykohen ata?
-
Shpallen fajtorë 10 persona për ngacmim online ndaj Zonjës së Parë franceze, Brigitte Macron