Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy skuadra vihen pas Richarlisonit

Manchester Unitedi është në kërkim të një sulmuesi të ri. Sipas “The Sun”, klubi anglez po synon transferimin e Richarlisonit që aktivizohet te Evertoni.

“Djajtë e Kuq” pritet të nisin bisedimet me Evertonin për ta bindur ta lirojnë lojtarin.

Për shërbimet e 24-vjeçarit në garë është edhe Paris Saint-Germaini.

Sulmuesi, këtë edicion ka shënuar pesë gola dhe ka bërë tri asistime në të gjitha garat.

Ai ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.