Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy klube nga La Liga në garë për Fabregasin

Mesfushori spanjoll mund të kthehet përsëri në vendlindje.

Cesc Fabregas është lënë jashtë Kupës së Botës nga trajneri i Spanjës, Julen Lopetegui, pas një stinori jo shumë të mirë me Chelsean.

Ish-futbollisti i Barcelonës, mund të kthehet sërish në La Lig, por këtë herë jo te katalanasit, pasi për të kanë shprehur interesim Valencia dhe Villarreali.

Ekipi nga Mestalla, ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm dhe synon ta përforcojë skuadrën për të pasur paraqitje të mira në Evropë, transmeton ksp.

Por ata do të kenë konkurrencën e Villarrealit, që po ashtu ka shprehur interesim për Cesc.

Fabregas ka edhe një vit kontratë me Chelsean dhe duke parë që klubi anglez nuk e ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin me të, ai mund të largohet gjatë kësaj vere.