Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj me paraqitjet e tij te Wolfsburgu ka marrë vëmendjen edhe të klubeve angleze.
Bild raporton se pas tij janë vënë Leeds Unitedi dhe Norwichi, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas këtyre raporteve thuhet se secila prej tyre është i gatshëm të paguajë 8 milionë euro për shërbimet e Rexhbeçajt, me Wolfsburgun që raportohet se po tenton ta shesë atë pasi ka vetëm edhe një vit kontratë.
Megjithatë, 21 vjeçari raportohet se synon të qëndrojë te klubi gjerman dhe synon ta bindë trajnerin Oliver Glasner.
Rexhbeçaj është produkt i akademisë së Wolfsburgut, derisa në këtë sezon në 22 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.