Elvis Rexhbeçaj i ka zhvilluar 210 ndeshje në Bundesligë me katër skuadra të ndryshme, Wolfsburgun, Kolnin, Bochumin dhe Augsburgun.
Mesfushori i Kosovës, pritet të vazhdojë me paraqitje në elitën gjermane. Ai nuk pritet të vazhdojë me Augsburgun, por pritet të mbetet në Bundesligë. Kështu ka shkruar mediumi i njohur gjerman “Kicker” të mërkurën.
Sipas këtij mediumi, shumë skuadra të njohura gjermane e duan Rexhbeçajn. Por më të interesuarat janë Werder Bremeni dhe Borussia Monchengladbachu.
Rexhbeçaj iu bashkua Augsburgut në vitin 2022.
28-vjeçari i ka zhvilluar 115 ndeshje me Augsburgun dhe i ka shënuar gjashtë gola. Në verë i skadon kontrata dhe do të largohet si futbollist i lirë.
Gladbachu kishte shprehur interesim për Rexhbeçajn edhe në afatin kalimtar dimëror. Problemi i vetëm për Gladbachun dhe Werderin është nëse do ta sigurojnë qëndrimin në elitë.
