Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është zhvilluar si futbollist në Gjermani, te skuadrat BSC Sud Youth, Wolfsburg, Koln e Bochum. Nga Bochumi prej vitit 2022 është pjesë e Augsburgut. Dhe është njëri prej lojtarëve më me përvojë në skuadër.
Të dielën me Augsburgun mund të arrijë shifër jubilare me paraqitje në Bundesligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti që ka dy gola të shënuar me Kosovën, do ta luajë ndeshjen e 200-të në elitën e futbollit gjerman, nëse paraqitet ndaj Borussia Monchengladbachut të dielën nga ora 15:30.
Rexhbeçaj në 199 ndeshje në Bundesligë, ka kontribuuar me 10 gola e nëntë asistime.