Besa dhe Dukagjini, dy skuadra që në të kaluarën kanë fituar tituj kampioni, po bëjnë garë të madhe për vendin e dytë në Ligën e Parë, që siguron kthimin direkt në Superligë për edicionin e ardhshëm. Se kush do të mbajë vendin e dytë do të vendoset në xhiron e fundit, ndeshjet e së cilës luhen këtë fundjavë.
Besa është kthyer në pozitën e dytë në tabelë me 58 pikë, dy më shumë se Dukagjini që tash renditet i treti. Vushtrria, tashmë është anëtare e Superligës, pasi është shpallur kampione e Ligës së Parë para disa xhirove, shkruan sot Koha Ditore.
Në xhiron e 29-të, Besa shfrytëzoi humbjen e Dukagjinit në Prishtinë ndaj 2 Korrikut (2:1) për të kthyer pozitën e dytë. Ndeshjet e kësaj xhiroje u zhvilluan të mërkurën, kurse Besa në Pejë triumfoi bindshëm ndaj Arbërisë me shifrat 7:2.
Në xhiron e fundit, Besa luan në udhëtim ndaj Kikës në Hogosht, derisa Dukagjini e pret Drenasin. Besës i duhet vetëm fitorja për kthim të sigurt në elitë, pasi në rast të barazimit dhe fitores së Dukagjinit, atëherë skuadra nga Klina do të dilte në vendin e dytë, meqë ka bilanc më të mirë në duelet direkte.
ka dy fitore ndaj Besës këtë sezon....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)