Vushtrria zyrtarisht ka siguruar kthimin në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas xhiros së 28-të në Ligën e Parë, kjo skuadër ka grumbulluar 63 pikë dhe e ka të pamundur matematikisht t’i humbë një nga dy pozitat e para që çojnë në Superligë.
Edhe pse u mposht nga Dukagjini në xhiron e 28-të, humbja e Besës nga Vëllaznimi ia siguron pjesëmarrjen në Superligë.
Afër kualifikimit në Superligë është edhe Dukagjini që ka 59 pikë, katër më shumë se Besa që është e treta.
Besa e Vëllaznimi do të marrin pjesë në barazh.

Artikuj të ngjashëm