Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy humbje të thella për Ferizajn në Poloni

Klubi i hendbollit Ferizaj ka pësuar dy humbje shumë të thella në Poloni. Me rezultatin e përgjithshëm, 85:32, Ferizaj është ndalur në raundin e dytë të Kupës Evropiane në hendboll (vajzat). Me raundin e dytë ka nisur edicioni aktual në Kupën Evropiane, që është niveli i tretë i garave kontinentale.

Nënkampioni i Kosovës, Ferizaj, është përballur me skuadrën Gminy Kobierzyce. Sipas një praktike, jo shumë të lavdishme të skuadrave, të dy ndeshjet janë luajtur në Poloni. Kur skuadrat pajtohen që dy ndeshjet t’i luajnë në udhëtim ose dorëzohen paraprakisht ose vlerësojnë se janë shumë të forta dhe mund ta kalojnë nikoqirin.

Për Ferizajn me gjasë ishte e para. Skuadra ferizajase humbi të shtunën me shifrat 47:21. Edhe më i thellë rezultati ishte të dielën, 38:11. Albulena Kelmendi i shënoi katër gola nga 11 tentime për Ferizajn. Ivana Bojoviq i shënoi tri gola nga dhjetë tentime. Edhe lojtaret tjera kishin efikasitet të zbehtë, duke humbur shumë gjuajtje.

Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:4 për ekipin polak. Në pjesën e dytë Kobierzyce ndali pak ritmin dhe Ferizaj i shënoi edhe shtatë gola për rezultatin final, 38:11.

Ferizaj për herë të tretë u paraqit në gara evropiane. Edhe në dy herët e para i kishte luajtur ndeshjet në udhëtim dhe kishte pësuar humbje turpëruese. Fillimisht kishte luajtur në Turqi e më pas në Holandë.

Edhe Katër skuadra të hendbollisteve ndalen në raundin e dytë të Kupës Evropiane Sport Katër skuadra të hendbollisteve ndalen në raundin e dytë të Kupës Evropiane

Kobierzyce ka debutuar në skenën evropiane, por ka “shkelur”Ferizajn”. Skuadrat kosovare pak kanë përfituar nga përvoja e gjatë në Evropë.

Në raundin e dytë të Kupës Evropiane luan edhe Istogu. Skuadra istogase pas një jave i luan dy ndeshje me Çairin e Shkupit. Ndeshjet luhen në Istog.