Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy gola nga Diazi ia sigurojnë Kolumbisë vendin e tretë

Kolumbia e mposhti Perunë 3:2 në ndeshjen e rëndësishme për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Sulmuesi Luis Diaz ishte më i dalluari në këtë ballafaqim me dy gola të realizuar.

Juan Guillermo Cuadrado e realizoi golin tjetër për Përfaqësuesen e Kolumbisë. Për Perunë shënuan Yoshimar Yotun dhe Gianluca Lapadula. Goli i fitores i shënuar nga Diazi në “Estadio Nacional Mane Garrincha” erdhi në minutën e tretë të kohës shtesë.

Kolumbia u mposht nga Peruja në fazën e grupeve të këtij turneu.