Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Spanja është gati për Botëror, fiton 3:1 ndaj Perusë

Spanja

Mikel Oyarzabal dhe Pedri shënuan gola të hershëm, ndërsa Spanja ia doli, me gjithë mungesat e rëndësishme, të mbyllte në mënyrën e duhur përgatitjet për Botëror.

Në orët e para të së martës, Spanja fitoi 3:1 ndaj Perusë në Puebla të Meksikës.

Lamine Yamal, Nico Williams dhe Victor Munoz munguan për shkak të lëndimeve, ndërsa qëndruan në bazën stërvitore të ekipit në Tennessee.

Oyarzabal shënoi që në minutën e dytë, ndërsa Pedri realizoi gjysmë ore më pas. Portieri i Perusë, Pedro Gallese shënoi autogol për 3:0 në të mirë të Spanjës.

Selektori spanjoll, Luis de la Fuente, ka theksuar se Yamal, Williams dhe Munoz mund të jenë në dispozicion për ndeshjen hapëse të Spanjës, atë ndaj Kepit të Gjelbër më 15 qershor në Atlanta. Por prania e tyre edhe mund të mos jetë e nevojshme, marrë për bazë cilësinë që Spanja ka në skuadër.

Artikuj të ngjashëm