Në grupin ku garon Portugalia, është Kolumbia që ka siguruar e para kualifikimin tutje.
Kolumbia fitoi 1:0, por mjaftueshëm sa për të siguruar fazën nokaut të Botërorit.
Të mërkurën në mëngjes, sipas kohës në Kosovë, Kolumbia e mposhti Kongon në Zapopan të Meksikës. Daniel Munoz e shënoi golin e fitores në minutën e 76-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKolumbia në ndeshjen e parë e mposhti Uzbekistanin dhe udhëheq në Grupin K me gjashtë pikë. Portugalia i ka katër, Kongo një dhe Uzbekistani është ende pa pikë në debutim.
Mbrojtja e Kongos e ka bërë të vështirë për kolumbianët. Megjitatë Munozi e mposhti portieri Lionel Mpasi që i bëri plot pesë pritje në 20 minutat e parë të ndeshjes. Topi u devijua nga një mbrojtës.
Kolumbia luan me Portugalinë në xhiron e fundit. Me barazim e fiton grupin. Barazimi do t’i mjaftonte edhe Portugalisë për avancim tutje. Por Ronaldo me shokë sigurisht do të kërkojnë fitore për të avancuar si të parët e grupit.