Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy futbollistë kanë vdekur në luftën në Ukrainë

Shoqata globale e futbollistëve, FIFPRO, ka njoftuar se dy futbollistë ukrainas, kanë vdekur në mbrojtje të shtetit të tyre nga pushtimi rus.

Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë ka konfirmuar se Vitalii Sapylo 21-vjeçar dhe Dmytro Martynenko 25-vjeçar, kanë humbur jetën në luftë dhe janë bërë viktimat e para të futbollit gjatë pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

Pushtimi i Rusisë në Ukrainë ka hyrë në ditën e shtatë.

“Mendimet tona janë me familjet, shoqërinë dhe bashkëlojtarët e futbollistëve të rinj ukrainas, Vitalii Sapylo dhe Dmytro Martynenko, lojtarët e parë të futbollit që kanë humbur jetën në luftë. Pushofshin në paqe që të dy”, thuhet në komunikatën e FIFPRO.

Sapylo ka qenë portier i skuadrës së të rinjve të skuadrës Karpat Lviv, ndërsa Martynenko, luajti për skuadrën e rangut të dytë, FC Gostomel.