Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy anëtarë të Juventusit infektohen me koronavirus

Juventusi ka njoftuar se skuadra ka shkuar në izolim pasiqë dy anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Njoftimi vjen para ndeshjes së nesërme ndaj Napolit, të cilët kanë në përbërje Piotr Zielinski, Eljif Elmas dhe një anëtar tjetër i prekur me koronavirus.

“Klubi futbollistik Juventus njofton se gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli, dy anëtarë të stafit, pas testimit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus”, thuhet në njoftimin e klubit.

Juventus bën të ditur se të infektuarit nuk janë lojtarë apo anëtarë të stafit teknik ose mjekësor, megjithatë në përputhje me rregulloren, i gjithë ekipi shkon në izolim.

Klubi është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shëndetësore ndërsa thuhet se lojtarët e tjerë që kanë rezultuar negativë, do i vijojnë aktivitetet dhe trajnimet e rregullta, pa pasur kontakt me anëtarët e tjerë.