Suedezi 18-vjeçar Armand Duplantis, është përkujdesur që të pushtojë skenën e atletikës, me performancën që tregoi të dielën në finalen e kërcimit me purtekë në Kampionatin Evropian që u mbajt në Berlin.
Duplantis jo vetëm që fitoi titullin e Evropës, por vendosi edhe rekord të evropianëve dhe po ashtu përmirësoi dukshëm rekordin e tij të botës për atletë nën 20 vjet, shkruan sot Koha Ditore.
Pas shkëlqimit të Jakob Ingebrigtsenit, 17-vjeçar, që fitoi dy medalje të arta në vrapim, Duplantis mori skenën në ditën e fundit të Evropianit, të dielën.
Ai kërceu në finale 6.05 metra, duke përmirësuar rekordin e tij të botës për U-20 për 12 centimetra, ndërsa shpërtheu në festë. Njeriun të cilin e rrëzoi nga froni ishte kampioni i trefishtë dhe partneri i tij i stërvitjes Renaud Lavillenie. Lavillenie iu afrua Duplantisit për ta përshëndetur për këtë arritje të madhe.
(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Duplantis vë rekord të ri botëror në kërcim me purtek
-
Duplantis vendos tjetër rekord bote, i pari që kalon 6.30 metra në kërcim me purtek
-
Duplantisi i jashtëzakonshëm, vendos tjetër rekord botëror në kërcim me purtekë
-
Duplantis sërish me rekord bote
-
Duplantis i jashtëzakonshëm në kërcimin me purtekë, vendos rekord të botës