Në Samadrexhë të Vushtrrisë, sot është bërë përurimi i palestrës sportive, që është investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit e që ka kushtuar 860 mijë euro.
Në ceremoninë e inaugurimit të saj, ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi, tha se fshatit Samadrexhë i është dashur kjo palestër, si një vend që ka traditë të sportit.
"Prioriteti i MKRS-së është zhvillimi dhe ofrimi i infrastrukturës për sportistët tanë, që çdo ditë na bëjnë krenarë me pjesëmarrjen e tyre qoftë në Kosovë, po edhe jashtë. Investimi i kësaj palestre që nga fillimi ka qenë i Ministrisë, duke filluar nga projekti dhe deri në përfundim, me një kosto 860 mijë euro, por përfitimi më i madh shkon tek sportistët, qoftë tek hendbolli, futbolli dhe basketbolli. Faleminderit shumë për përkrahjen e djemve, po posaçërisht vajzave që i shtyni që ato të jenë më të forta dhe të marrin përgjegjësi në çdo hap të jetës", tha ajo.
Ministrja Dumoshi tha se për vitin 2021 Vushtrria do ta ketë përkrahjen e Ministrisë për projekte të ndryshme.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, tha se për të është nderë, privilegj dhe krenari që po i japin tashmë Samadrexhës një palestër moderne.
Edhe
Në Ferizaj i vihet gurthemeli pallatit të kulturës dhe inaugurohen fushat e tenisit
"Po i japim përfundimisht Samadrexhës atë që e ka merituar që shumë kohë. Një palestër moderne, një palestër që e bën krenar jo vetëm Samadrexhën e Vushtrrinë, po krejt Kosovën dhe që i shkon klubit të Samadrexhës, edhe klubit të vashave edhe të djemve, sepse ju me punën e juaj, me sukseset e juaja, me trofetë e fituara për shumë vite për sport jeni bërë padyshim emblema dhe krenaria e sportit të Vushtrrisë e të krejt Kosovës. Është e rrallë që në një fshat dhe në një lokalitet sikur që është këtu Samadrexha të kemi kaq shumë klube sportive dhe kaq shumë aktivitete", tha ai.
Ky fshat dhe klubi i Samadrexhës, Tahiri tha se i ka dhënë krenari sportit vushtrrias që në kohën e ish-Jugosllavisë kur në ligën e parë ka qenë klubi dhe tash kur vajzat e Samadrexhës janë shpallur kampion i Kosovës.
Lajm të mirë përfundimin e kësaj palestre, e quajti edhe nënkryetari i Federatës së Hendbollit Enis Idrizi.
"
Edhe
Inaugurohet palestra sportive në Deçan
E shumë i gëzuar për përfundimin e palestrës në fshatin Samadrexhë, u shpreh Ferat Basholli, që foli në emër të banorëve të këtij fshati.
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, gjatë ditës ka zhvilluar edhe një takim me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri./KsP.