Roberto Mancini është njeriu që me shumë gjasë do ta drejtojë Italinë dhe pritet të japë dorëheqje nga Zeniti në muajin maj.
“Azzurrët” janë në kërkim të një zëvendësuesi të Giampiero Venturas, i cili u shkarkua pasi dështoi ta kualifikonte Italinë për Kupën e Botës që zhvillohet verës, transmeton KTV.
Gigi Di Biagios iu dha ky rol përkohësisht për dy miqësoret kundër Argjentinës dhe Anglisë muajin e kaluar.
Sipas “Gazzetta dello Sport”, tani Mancini është njeriu kryesor për marrjen e detyrës së re, madje të dielën do të fluturojë drejtë Romës për një takim me zyrtarë të Federatës së Futbollit të Italisë.